I ati në spital, vajza bën sakrificën prekëse në ditën e dasmës

Grace Justice, një 18-vjeçare e re nga Kolorado, vetëm e vetëm që të shoqërohej nga i ati në altar ishte e aftë të bënte gjithçka. Kështu, kur i thanë që babai ishte diagnostikuar ne leucemi, vendosi të ndryshonte programet e saj, përshpejtoi ditën e dasmës dhe vendodhjen. Për t’i lejuar babait të merrte pjesë në dasmë, ajo organizoi një ceremoni në spitalin ku po shërohej i ati.

I gjithë stafi i onkologjisë e ndihmoi Grace të organizojë ceremoninë e dasmës. Menduan mjekët dhe infermierët për lule,  tortën e dasmës dhe për të bërë gati nusen.

“Një përvojë fantastike për këtë familje, jam kaq e lumtur që kam qenë fotograf i kësaj dasme”, komentoi një infermiere në ‘Facebook’.

SHKARKO APP