I hiqet patenta vetëm 49 minuta pasi e mori
Një adoleshenti iu është hequr patenta vetëm 49 minuta pasi e mori, tha policia gjermane. 18-vjeçari po kthehej pas testimit të sukseshëm të makinës kur e kapi policia. Ai po ecte me dyfishin e shpejtësisë. Në një zonë ku lejohej 50km/h, adoleshenti po drejtonte mjetin me 95 km/h. “Disa gjëra zgjasin përgjithmonë , të tjerat jo më shumë se për një orë”, tha policia gjermane në një deklaratë. I riu ishte me katër miq në makinë, tregoi policia rajonale e Märkischer Kreis, të cilëve po përpiqej tu bënte përshtypje me aftësitë e tij të drejtimit të mjetit.