I merreshin mendtë sa herë burri i bënte kafe, gruaja zbulon faktin tronditës

Një grua nga Michigan, SHBA ndihej keq sa herë që konsumonte kafen që i bënte i shoqi dhe për këtë vendosi të bënte disa hetime.

Gruaja e quajtur Therese Kozlowski ishte në proces divorci me burrin e saj dhe dyshimet për faktin se ai donte ta hiqte qafe iu ngjallën pasi sëmurej sa herë konsumonte kafen nga dora e tij.

Ajo vendosi të vinte kamerë të fshehtë në kuzhinë për ta filmuar atë gjatë kohës kur i bënte kafen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga filmimet ajo zbuloi se burri i saj Brian i hidhte antihistamine në kafe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një gjë e tillë thuhet se kishte ndodhur që nga viti 2018 ndërsa ata prisnin që të ndodhte divorci.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?