I ngulin thikën në kokë, shkon në spital me biçikletë e me qetësi kërkon ndihmë
Një çiklist i mbijetoi një sulmi të tmerrshëm me thikë dhe me shumë qetësi ka shkuar në spital për të kërkuar ndihmë. Ndërsa mbante thikën të ngulur në kokë, Shaun Wayne shkoi tek recepsioni dhe pyeti: “A është mjeku i lirë?” Ai po ecte me biçikletë për të shkuar në punë në Cape Town në Afrikën e Jugut, ku u sulmua nga dy burra. Njëri prej tyre e goditi me thikë në kokë. Mjeti mprehës ngeci brenda kafkës së 34-vjeçarit ndërsa dy hajdutët po përpiqeshin ti merrnin biçikletën. Por në mënyrë të pabesueshme Shaun u përball me ta dhe arriti t’i mundte të dy. Më pas mori biçikletën dhe u nis drejt spitalit me thikën në kokë. “Të thuash se ishte dramatike ta shihje me një thikë në kokë është pak. Por ai ishte shumë i qetë dhe i kthjellët, edhe pse kishte shumë gjakderdhje”, tha mjeku Brendan Venter. Pacienti ishte shumë me fat që shpëtoi edhe pse thika ishte zhytur brenda kafkës së tij. Shaun iu nënshtrua një operacioni dhe gjendja e tij është mirë.