I riu italian gjen therasin nën tokë, por pastaj përballet me zhgënjimin e madh
Giacomo ishte duke shëtitur në pyll me disa shokë të tjerë teksa papritur poshtë një shkëmbi sheh diçka që po shtrinte.
U afrua, kur ç’të shihte! Një qese e madhe me monedha të vjetra prej bronzi, shkruan Albeu.com.
I gëzuar, ai shkoi pranë familjes, të cilët pasi u numëruan konstatuan se i biri kishte gjetur 800 monedha bronzi që përdoreshin në fund të shekullit XIX.
Megjithatë, pasi u konsultuan me ekspertë ata zbuluan se ato monedha në fakt nuk vlenin asgjë.
“Djali e ka pasion kërkimin e thesareve. Ne menduam se kishte gjetur një thesar, por pastaj zbuluam se këto monedha nuk vlejnë asgjë. Do t’ia ofrojmë muzeut të qytetit”, u shprehen prindërit e tij për mediat lokale në Viçenza të Italisë.