I riu “sfidon” ariun, por janë edhe “miq për kokë”

Dashuria e njeriut për kafshën dhe anasjelltas është një marrëdhënie deri diku e pashpjegueshme.

Kafsha ka instinkte të pabesueshme për të dalluar një dashuri të sinqertë të njeriut dhe ia kthen ashtu siç një kafshë di.

Një ari, i vogël në moshë, ka për shok të ngushtë një djalosh. Kur djali hyn në kafazin ariut, gëzimi i këtij të fundit është i papërmbajtshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetari shprehet:

Swiss Digital Mobile Reklama
Përshëndetje JOQ! Kjo është thjesht e mahnitshme!
Kjo video nuk është bërë në një kopsht zoologjik, por në një ambient tjetër, ku djaloshi “sfidon ariun”.
Ariu ndodhet në një lokal, ku pronari e mban që klientët të bëjnë foto me të.
Ndërsa djali që po shihni është dashuruar me këtë kafshë dhe e trajton shumë mirë.”

Videoja mund të na ngazëllejë, sepse shfaq dashuri, por nuk e di nëse mund të themi të njëjtën gjë për kushtet ku mabet ariu.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?