I shpëton burgimit të përjetshëm falë një “selfie”
Një 21-vjeçar që rrezikonte të dënohej me shumë vite, deri në burgim të përjetshëm, ka shpëtuar falë një “selfie” të bërë nga e ëma.
Ajo tha se ai kishte hyrë fshehurazi në shtëpinë e saj, duke thyer dritaren.
Vajza deklaroi në polici: “Arrija ta dëgjoja lëkurën se si çahej nga thika e tij”
E kishte kapur me dhunë dhe gjatë procesit kishte thyer një vazo me lule
E kishte kapur me dhunë dhe gjatë procesit kishte thyer një vazo me lule
21 vjeçari nga Teksasi u arrestua në vendin e punës si një maniak i rrezikshëm.
Prindërit paguan me mijëra dollarë për avokatin dhe 150 mijë dollarë për ta nxjerrë me lirim me kusht.
Kur kishte parë se sa rrezikonte, djali thotë që kishte shumë frikë se do të mbetej gjithë jetën në burg, edhe pse nuk kishte bërë asgjë.
Por kur mamaja e djalit lexoi deklaratën e vajzës paditëse, ajo pa orën kur akuzuesja thoshte se ishte kryer krimi. Aty u kujtua që në atë kohë kishte qenë bashkë me djalin , 90 km larg vendngjarjes, dhe kishin bërë një selfie. Për këto akuza, në Teksas mund t’i jepnin edhe dënim të përjetshëm.
Fotoja dhe celulari u kontrolluan nga laboratorët e ekspertëve. Orari kur ishte shkrepur fotoja u krahasua me të dhënat e kompanisë telefonike. Kështu u vërtetua që fotoja ishte bërë realisht në orën që deklaronte mamaja, dhe gjykata e liroi djalin nga të gjitha akuzat.