Ish-boksieri paguan 920 euro një biftek në Greqi

Ish-boksieri britanik Ricky Hutton, ka paguar një faturë prej gati 2 mijë euro për një drekë në Mykonos të Greqisë. Bifteku kushtonte 920 euro, ndërsa një ujë mineral kushtonte 16 euro dhe buka 14 euro. Kur u erdhi llogaria, ata nuk mund të besonin atë që po shihnin dhe kështu e fotografuan. Fotografia u postua në llogarinë e tij në Instagram dhe siç pritej, shkaktoi një tronditje. Ai komentoi në foto se u zgjua të nesërmen në mëngjes duke qarë për faturën që pagoi. “U zgjova në mëngjes në një pellg lotësh”, komenton ai në instagram, duke publikuar faturën.

https://www.instagram.com/p/B1neiIGAoLc/

https://www.instagram.com/p/B1ld77vgjAO/

SHKARKO APP