Ishulli Magjik i Saturnit
Astronomët vëzhguan një anomali misterioze duke analizuar të dhënat nga vëzhgimet e sondës së NASA-s “Cassini”, duke fotografuar Saturnin dhe hënat e tij . Duke krahasuar fotografitë më të vjetra me ato më aktuale, për të parë nëse ka pasur ndonjë ndryshim, Xhejnzën Hofgartner, një shkencëtar planetar në Universitetin Kornell, dhe kolegët e tij panë atë që ata e quajtën “një ishull magjik”, në një nga detet e Titanit.
Ishulli ishte rreth 20 kilometra i gjatë, dhe 10 kilometra i gjerë. Ndërsa ka shumë mundësi që “ishulli” të jetë asgjë më shumë se sa valët e shkaktuara nga erërat që janë forcuar mjaftueshëm për të prodhuar efekte të tilla, ose flluska nga gazrat që ngrihen nga shtrati i detit, është gjithashtu e mundur që masa e dukshme të jetë një farë ishulli. Për të përcaktuar me siguri se çfarë po ndodh, NASA planifikon të “vendosë një varkë në një nga detet e Titanit”, për të studiuar më mirë hënën dhe detrat e saj. / bota.al