Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme
Sot shënohet 8 dhjetori, Dita e Rinisë, dita kur studentët u ngritën në demonstrata dhe rrëzuan diktaturën në vitin 1990.
Por çfarë pritet të ndodhë sot.
Në orën 10:00, tek memoriali i Azem Hajdarit në Qytetin Studenti, PD dhe FRPD nderojnë Lëvizjen Studentore 1990.
Në orën 10:00 një grup studentësh ka paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën në sheshin Nënë Tereza.
Në mesditë pritet që selia e PD të ketë një deklaratë për mediat.
Gjatë ditës do të ketë aktivitete të ndryshme në nder të Ditës së Rinisë.
Në mbrëmje nga ora 18:00 deri në orën 20:00 selia e PD-së hap dyert për të gjithë dashamirësit. Do të ketë aktivitete të ndryshme.
Në Bularat do të zhvillohet ceremonia e 40 ditëshit të vrasjes së Kostandinos Kaçifasit.