Ja përse Dollari rrezikon të humbë hegjemoninë kundrejt valutave të tjera
Dollari prej më shumë se dy vjetësh vazhdon të mbetet valuta më e fortë në tregun valutor botëror. Por në periudhën afatmesme hegjemonia e tij mund të vihet në dyshim. “Dollari amerikan do të mbetet një monedhë kyçe ndërkombëtare, dhe më e rëndësishmja por për ca kohë, sepse ne besojmë se cikli i ardhshëm i tregut do të ndryshojë”, shpjegon Philip Saunders, Drejtor i Investec AM. Për të dhënë vetëm një shembull, rritja e një shteti si Kina, që është më pak e gatshme t’i dorëzohet direktivave të SHBA-ve (sikurse Japonia dhe Gjermania), është një zhvillim thellësisht indryshëm.
Investitorët duhet të kuptojnë se ndryshimi aktual mund të jetë strukturor dhe jo-ciklik, ai shton se ka të paktën katër tema, të cilat e përforcojnë tezën e de-dollarizimit të ekonomisë, në avantazh të Kinës. Në këtë drejtim lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës mund të jetë nisma.
- Petro-Yuan tejkalojn standartet. Petro Yuan, dalë në Shanghai vitin e kaluar për herë të parë, ka tejkaluar tashmë standardet në Singapor dhe Dubai në lidhje me volumin. Ndërkohë, në fillim të këtij viti, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania krijuan të ashtuquajturën Instex për të lejuar pagesat ndaj Iranit. Përveç kësaj, Rusia shndërroi 100 miliardë dollarë rezerva në renminbi, euro dhe jen, vitin e kaluar.
- Blerjet e naftës në Kinë janë në rritje: eksportuesit, pra, kanë mundësinë të pranojnë monedha jashtë dollarit. Deri në vitin 2025, vendi është i destinuar të kapërcejë Arabinë Saudite si eksportuesin më të madh të naftës në botë. Në fakt, Shtetet e Bashkuara po blejnë më pak naftë bruto ndërkombëtare në të njëjtën kohë kur Kina po rrit blerjet, duke rritur mundësinë që eksportuesit të pranojnë monedha të tjera.
- Ndryshimet strukturore në demografinë e Kinës nënkuptojnë nevojën për të ndërkombëtarizuar renminbin. Popullsia kineze në moshë pune arriti kulmin në vitin 2016 dhe do të bjerë me kalimin e kohës. Në të ardhmen, një rritje në kursimet e ekonomive familjare do të vendosë llogaritë rrjedhëse nën presion. Kina do të preferonte të merrte hua në monedhën e saj, në vend të borxhit të shprehur në monedhë të huaj.
- Shqetësimet rreth deficitit binjak të Shteteve të Bashkuara po rigjallërohen. Polarizimi i ripërtërirë politik i vendit, në të djathtë dhe tani gjithnjë e më shumë në të majtë, nënkupton deficite buxhetore aq sa syri mund të shohë, prodhuar nga shkurtimet e taksave dhe shpenzimet më të mëdha sociale. Zyra e Buxhetit të Kongresit parashikon që borxhi i SHBA do të arrijë në 152% të prodhimit deri në 2048 nga 78% që është sot.
Burimi: Ilsole24ore