FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja sa kushton Samsung Galaxy J Max

Galaxy J Max, është modeli tjetër i zyrtarizuar nga Samsung në serinë e telefonave të linjës J. Telefoni karakterizohet nga ekrani 7 inç WXGA dhe me platformën tashmë të vjetruar Android 5.1 Lollipop. Telefoni ka procesorin me tetë bërthama, i cili punon në 1.5 GHz, 1.5 GB ram dhe 16 GB memorie të brendshme, si dhe bateri prej 4000 mAh. Samsung Galaxy J Max ka kamerë prej 8 MP dhe kamerë selfi prej 2MP, ndërsa ofron përkrahjen edhe për 4G, VoLTE dhe dy sim kartela, Përveç kësaj, përkrah edhe funksionet sikurse janë Ultra Data Saving dhe S Bike, ndërsa në paketim vijnë edhe dëgjueset Bluetooth. Telefoni do të kushtojë rreth 200 dollarë, ndërsa së shpejti pritet të dalë në shitje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?