Ja si të jeni produktivë gjatë verës

Stërvituni në mëngjes

Filloni mëngjesin me një zakon që do t’ju ndihmojë gjatë gjithë ditës. Studimet kanë treguar se stërvitja në mëngjes jo vetëm që rrit metabolizmin tuaj, por gjithashtu ju jep më shumë energjituaj  gjatë ditës.

Kufizoni ekspozimin në diell

Shumë prej nesh mezi presin të shtrihen dhe të relaksohen kur del dielli, por dielli i tepërt bën më shumë dëm sesa mirë. Ekspozimi i zgjatur në diell mund të ketë efekte negative dhe pasditja juaj e qetë mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur dhe të rraskapitur. Koha e zgjatur në diell gjithashtu mund të shkaktojë skuqje por gjithashtu dhe njolla.

Cakto takime me miqtë tuaj

Telefononi, dërgojini mesazhe apo edhe DM miqve tuaj që ju kanë munguar kaq shume dhe lini pak kohë për t’u takuar me ta.

Lexoni një libër

A keni lexuar ndonjë libër kohët e fundit? Hapni atë librin për të cilin kanë folur të gjithë në rrethin tuaj miqësor dhe informohu.

Planifikoni ‘arratisjet’ e fundjavës

Udhëtimi është një nga gjërat e vetme që na ndihmon të argëtohemi. Edhe pse vera është koha më e ngarkuar për të udhëtuar, shpesh mund të gjeni disa oferta të shkëlqyera të minutës së fundit nëse shikoni mjaftueshëm.

SHKARKO APP