Japonia vë në shërbim trenin supersonik, i aftë të ecë gjatë një tërmeti

Japonia ka ndërtuar një tren super të shpejtë që është në gjendje të transportojë pasagjerë për siguri në rast të një tërmeti.

N700S ku ‘S’ nënkupton ‘Supreme’ , hyri në shërbim më 1 korrik dhe shërben për linjën Tokaido Shinkansen, e cila lidh Tokio Station dhe Stacionin Shin-Osaka në Osaka.

Shpejtësia e tij mund të shkojë deri në 360 km/h, një rekord i ri i vendosur gjatë një prove në vitin 2019, duke e bërë atë një nga trenat më të shpejtë në botë.

Sidoqoftë, shpejtësia e funksionimit do të jetë 285 km/h.

Treni ka një sistem automatik të kontrolluar dhe frenim automatik të azhurnuar, që lejon që ai të ndalet më shpejt në rast urgjence.

SHKARKO APP