Jepet alarmi, kimikatet tek këta tiganë shkurtojnë penisin e meshkujve

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për problemet që shkaktojnë në shëndet ushqimet e skuqura, por një studim i bërë sëfundmi në Itali jep alarmin për një problematikë tjetër nga të ushqyerit, i cili prek meshkujt.

Sipas këtij studimi, djemtë që lindi nga prindër të cilët janë ekspozuar nga një përmbajtje kimike që çlirohet kryesisht prej tiganëve të veshur me material që nuk lejon ngjitjen, përballen me rrezikun që të kenë një penis më të shkurtër se zakonisht.

Studiuesit e kanë seriozisht duke dhënë edhe shifra. Sipas tyre, këta meshkuj rrezikojnë të kenë një penis më shumë se 1 centimetër më të shkurtër se ata që nuk janë ekspozuar ndaj përmbajtjes kimike në fjalë.

Përmbajtja kimike e quajtur PFC, e cila gjendet me shumicë tek këta tiganë, ndërvepron me hormonet e meshkujve dhe bën që ata të mos kenë zhvillim normal të organeve gjenitale.

SHKARKO APP