Jeta sekrete e princeshave arabe
Kur Sheikha Latifa, princeshë e Dubait, iku prej vendit të saj në shkurt të 2018-s dhe hipi në fund në një jaht në pronësi të një pasaniku francez, babai i saj, Sheik Mohammed bin Rashid al Maktoum, e mblodhi shpejt e shpejt ekipin që do ta ndiqte e gjurmonte.
Brenda vetëm pak ditësh, ajo u kthye me forcë në atdhe, shkruan “Foreign Policy”, transmeton “Koha Ditore”.
E gjithë saga me shumë gjasa do të mbahej sekret po të mos ishte një video 39-minutëshe, të cilën princesha, tani 33-vjeçare, do të regjistronte para ikjes së saj, e cila është publikuar në internet pas kapjes së saj.
“Në rast se jeni duke e shikuar këtë video, atëherë nuk është puna mirë”, i paralajmëroi ajo shikuesit, në kërkesën e saj për t’ia shpëtuar jetën. “Ose jam e vdekur, ose në një situatë shumë, shumë, shumë të keqe”.
Parashikimet e errëta të princeshës Latifa duket se u bënë realitet, tani që familja e saj e ka mbyllur atë në një arrest shtëpiak nën vëzhgim mjekësor. Por akti i saj final i lirisë meriton vëmendje.