Kafeja më e shtrenjtë në botë, e cila kushton 75 dollarë filxhani- Ja ku mund ta gjeni
Nëse keni menduar se kafja juaj e mëngjesit është tepër e shtrenjtë, atëherë duhet ta mendoni përsëri. Një kafene e quajtur, ‘Klatch’ me bazë në Kaliforni, ka shitur një filxhan kafeje prej 75 dollarësh, dhe ka pasur një shitje rekord.
Por përse kjo kafe është kaq e shtrenjtë?
Ky dyqan kafeje shet kafe e cila e ka origjinën nga Panama. Kafja, e cila quhet ‘’Elida Geisha 803’’, shitet për 803 dollarë për kile, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë, në ankandin “Oscar për kafe”, ankandi më i mirë në Panama.