Kanceri i gjirit: Faktorë që e shkaktojnë dhe shenjat e zakonshme

Disa nga faktorët që rrisin mundësitë për t’u prekur nga kanceri i gjirit janë:
– fillimi i hershëm i menstruacioneve;
– shtatzënitë në moshë të madhe;
– mbipesha pas menopauzës;
– konsumimi i alkoolit dhe duhanit;
– mungesa e aktivitetit fizik;
– gjenetika (nëse ka patur paraardhës të prekur nga kjo sëmundje);
– mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë;
– marrja e kontraceptivëve nga goja, e pakontrolluar nga mjeku.

Disa shenja të zakonshme:
– gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull;
– ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit;
– ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj, si gropëza ose tërheqje;
– skuqje, enjtje te gjinjtë, përreth tyre apo nën sqetull;
– rrjedhje lëngu nga thithka e gjirit;
– kore ose luspa në thithkën e gjirit;
– puçrra të imta në majë të gjirit apo përreth tij;
– dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit ose nën sqetull.

Ushqimet që nuk duhen konsumuar në mënyrë që të parandalohet sëmundja ose të mos shfaqet për herë të dytë:
– ushqimet e skuqura;
– sheqeri i bardhë;
– mishi i kuq;
– kripa;
– ushqimet e konservuara;
– sallami;
– çerealet;
– alkool.

Si zbulohet kanceri i gjirit:
1. Vetëkontrolli mujor i gjirit, i cili rekomandohet një herë në muaj duke filluar nga mosha 20 vjeç. Pas menstruacioneve, bëhen lëvizje rrotulluese me dorë duke kontrolluar gjinjtë, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullave.
2. Ekzaminimi klinik, kontrolli përmes personelit mjekësor, që këshillohet 1 herë në vit.
3. Mamografia, që duhet kryer me patjetër nga moshat 35-40 vjeç të paktën një herë në dy vite, kap kancerin në faza shumë të hershme. Këshillohet të kryhet kur gjinjtë nuk janë të fryrë dhe nuk dhembin.

Burimet: Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, Women’s Health/ Artikull i publikuar për herë të parë në tetor, 2019. Anabel

SHKARKO APP