Kapeni mat partnerin tradhëtues me këtë test ADN-je!

Tradhtia është një nga betejat më të vështira në jetën e një çifti. Në kohën e rrjeteve sociale, me shumë mënyra komunikimi me këdo, tradhtia shtohet më shumë se kurrë.

Kjo është arsyeja pse shumë gra, por edhe burra kanë pranuar zgjidhjen që teknologjia ju ofron; ta kapin partnerin tradhtar mat me një test AND-je.

Për 90 paundë, çdo njeri që dyshon te partneri i tij, mund të bëjë këtë test. Gjithçka që duhet është të merrni një palë mbathje apo çarçafë dhe ta dërgoni këtë në zyrën e testimeve në SHBA.

Rezultatet mbërrijnë dhe ju më në fund keni prova për dyshimin tuaj apo keni qetësuar veten.

Por jo të gjithë kanë një qëndrim pozitiv ndaj asaj që teknlogjia ofron.

Në shumë shtete kjo nuk është e ligjshme, kuse në disa të tjerë është e ligjshme vetëm nëse objektet që do të çohen për ekzaminim janë dhënë me dëshirën e personit.

Mbështetëse e testit, Kate Mulvey, thotë se testi të rikthen pushtetin që partneri të merr kur të gënjen. Por shumë të tjerë e shohin atë si një thyerje besimi që e shkatërron lidhjen.

Pavarësisht opinioneve mbi këtë, të gjthë bien dakord se ky është një hap i rëndësishëm për teknologjinë.

 

 

SHKARKO APP