Karakteristikat e një marrëdhënie të lumtur në çift

Një lidhje e qëndrueshme dhe e gjatë, nuk është sinonim i një marrëdhënieje të shëndetshme dhe konstruktive. Një dashuri e shëndetshme nuk lind nga asgjëja, por ndërtohet ditë pas dite me përkushtim, përshtatje ndaj ndryshimit dhe sforco emotive. Një dashuri e shëndetshme nuk është një ndjenjë individuale, por një dimension ndërpersonal.

Në gjuhën popullore, kur takojmë një person me të cilin dashurohemi themi se “na bën të çmendemi”, por është e qartë se në çdo marrëdhënie duhet të ketë pak arsyetim. Dhe në këtë pikë mund ta quajmë “marrëdhënie të shëndetshme” me dy njerëz që kuptohen. Por sidomos duhet thënë se në një marrëdhënie të tillë, është e mundur të gjejmë një ekuilibër. Sipas psikologes spanjolle Encarni Muñoz për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme, duhet të dimë të dëgjojmë kriteret personale. Çfarë kërkoni nga një marrëdhënie? A mundet t’jua japë ato gjëra personi që keni në krah?

Ndërgjegjësohuni për gjendjen emotive

Një pikë e rëndësishme për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme, është se secili prej partnerëve duhet të jetë përgjegjës për lumturinë e vet. Është thelbësore se marrëdhënia kundrejt tjetrit duhet të lindë nga një dashuri e fortë për veten dhe nga një vetëvlerësim i madh, që të forcojë idenë se kemi shumë gjëra të çmuara për të futur në një marrëdhënie. Kujtoni se nëse nënvlerësoheni, mund të përfundoni të fajësoni partnerin ose të vareni shumë prej tij. Është për këtë arsye, që marrëdhënia duhet të jetë e barabartë, të dy duhet të gjeni një ekuilibër në rindarjen e përgjegjësive.

Komunikoni, ruani ekuilibrin

Pika e dytë ku këmbëngul profesoresha Muñoz lidhet me komunikimin për të vendosur dhe për të ruajtur ekuilibrin që përmendëm më sipër. Me këtë qëllim është thelbësore të përdorni empatinë dhe të dini të hapni kanale aktive dëgjimi. Nuk do të jetë gjithmonë e lehtë, por është e nevojshme të ruani aftësinë e mirëkuptimit të tjetrit. Duhet të kuptoni këndvështrimin e partnerit dhe arsyen se përse bën atë që bën. Duhet të jeni tolerantë, edhe nëse nuk jeni dakord me partnerin. Jeni në të njëjtën barkë dhe keni një qëllim të përbashkët.

Këmbëngulja, forma më e mirë e sinqeritetit

Një marrëdhënie e shëndetshme në çift, nuk do të bazohet kurrë në një gënjeshtër, kjo është shumë thelbësore. Për këtë arsye, është e nevojshme që të dy palët të jenë të sinqertë mbi çështjet më të rëndësishme, të cilat janë spirancat e vërteta të çiftit. Nëse ka diçka që ju bezdis, mos e mbani brenda, përndryshe do të bëheni rojtarë të qindra sjelljeve që ju krijojnë pakënaqësi.

Edhe pse partneri mund t’ju njohë, nuk i dallon dot të gjitha mendimet tuaja. Nëse zgjidhni ta merrni çdo gjë si të mirëqenë, është e lehtë që shumë situata të shndërrohen në debate dhe dinamika negative. Edhe pse jeni veçanërisht në simbiozë me njëri-tjetrin, gjithsesi mundohuni të jeni të qartë kur shpreheni. Nuk ka asgjë të keqe të tregoheni të brishtë përballë partnerit të jetës. Në fund të fundit, është njeriu që ju dashuron.

Besimi është thelbësor

Ky aspekt është një klasik në marrëdhëniet në çift. Nëse nuk ka besim nga ana e të dy partnerëve, vështirësisht mund t’i arrini objektivat e përbashkët. Është e rëndësishme ta bëni terrenin pjellor për pozitivitet dhe tek ai të ndiheni besimplotë dhe të mbështeteni. Në këtë mënyrë, do të keni besim në faktin që sa herë që keni nevojë për partnerin, ai do të përgjigjet duke ju mbështetur, duke ju ndihmuar të ecni përpara. Besimi, veç të tjerash, do të largojë ndjenjat e tmerrshme të xhelozisë. Mendoni: nëse partneri ju dashuron dhe e dashuroni, për çfarë duhet të keni frikë?

Jini realistë

Nëse do të përqendroheni në atë që do të ndodhë, që të ndryshoni partnerin ose mbi dyshimet që ju shtyjnë të pyesni nëse do të jetë një bashkëshort apo bashkëshorte e mirë, marrëdhënia juaj nuk do të ketë shumë të ardhme. Një marrëdhënie e shëndetshme jeton në të tashmen, këtu dhe tani. Njësoj siç nuk mund të jetoni në të ardhmen, nuk mund as të jetoni në të shkuarën. Praktikisht, të gjitha çiftet kanë pasur probleme; me t’i kaluar dhe falur, duhet të hidhni çdo gjë pas krahëve. Mos i nxirrni sa herë që debatoni, që t’i përdorni si një armë apo një formë qortimi.

SHKARKO APP