Kartolina e parë ekspozohet në Muze, daton në 1843
Në Muzeun e Londrës është ekspozuar kartolina e parë e dizenjuar nga Henry Cole. Kartolina është një punim dore dhe përcjell një urim për Krishtlindjen dhe Vitin e ri.
Kartolina e parë e Krishtlindjes që daton në vitin 1843 është ekspozuar në muzeun “Charles Dickens” të Londrës. E dizenjuar nga Henry Cole dhe ilustruar John Callcott Horsley, kartolina është një punim dore ku është pikturuar një familje e mbledhur rreth tryezës duke shijuar nga një gotë verë.
Në të lexohet mesazhi: Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit të ri të gëzuar për ju! Një urim që djali ua dërgon prindërve të tij. Nga 1.000 kartat e prituara fillimisht, 21 mbijetuan dhe një i është huazuar muzeut nga një tregtar librash në San Francisko.
Dickens dhe Cole, dy dizenjuesit e kartolinave që u bënë popullore në të gjithë botën, punuan në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri.
“Ky ishte një vit me të vërtetë i rëndësishëm për zhvillimin e Krishtëlindjes moderne. Kartolina e Krishtëlindjes është një pjesë e pandarë e festimeve tona sot dhe është një element domethënës në këtë periudhë të vitit” u shpreh kuratorja e muzeut, Louisa Price.
Cole ishte një ndihmës që vendoste pullat e postës në 1840 dhe imagjinoni që kartolina e parë është shitur për vetëm 12 qindarka. Ndërsa sot me miliona kartolina udhëtojnë në të gjithë botën.
Dickens e kuptoi shpejt që industrializim do të thoshte një treg më i madh për të dërguar edhe libra si dhuratë Krishtlindjesh.
Bashkëkuroatori i muzeut, Simon Eliot tha se shkrimtari arriti t’i jepte një lloj identiteti të Krishtlindjes.
Ekspozita “Libra të bukur; Dickens dhe biznesi i Krishtlindjes” do të qëndrojë i hapur në Muzeun e Londrës deri më 19 prill.