Katër këshilla për të pasur nxirje perfekte këtë verë

Sezoni i plazhit tashmë ka nisur dhe të gjithë duam që të kemi një trup të nxirë, rrezatues dhe të bukur.

Këto janë sekretet për një nxirje perfekte:

1. Përdorni krem kundër diellit

Gjithmonë, por gjithmonë, DUHET të përdorni krem ​​kundër diellit! Nëse keni frikë se nëse vendosni krem nuk do të nxiheni, e keni gabim, sepse lëkura rigjenerohet çdo 10 ditë, kështu që është më mirë ta bëni ngadalë nxirjen, në mënyrë që të zgjasë më shumë!

2. Hidratoni lëkurën para dhe pas ekspozimit në diell

Trupi i nxirë duket më bukur nëse lëkura juaj është e butë dhe e hidratuar! Çdo natë, vendosni krem ​​hidratues. Këmbëngulni në zonat që dehidrohen më lehtë. Pas ekspozimit , pasi të laheni mirë, vendosni një krem  hidratues ​​me bazë aloe vera. Sigurisht, mos harroni të pini shumë lëngje!

3. Mos dilni në diell në orët e nxehta të ditës

Shmangni orët 10:00 deri 16:00 . Përveç rrezatimit të dëmshëm, ekziston rreziku i djegieve.

4. Zgjidhni mënyrën natyrale

Në vend që të shpenzoni  para në solarium, zgjidhni ekspozimin natyral në diell, sigurishy dukë përdorur  krem dielli.

SHKARKO APP