Këmbanë alarmi, pelikani kaçurrel gjendet i vrarë
Mbreti i lagunave, pelikani kaçurrel është një nga shpendët më endemik, cili pej kohësh rrezikon të zhduket. Por ky fakt nuk i ka penguar gjuetarët e paligjshëm e të papërgjegjshëm të vrasin një shpend të tillë në Lagunën e Nartës në Vlorë.
Edhe pse në Shqipëri është miratuar moratoriumi për ndalimin e gjuetisë së paligjshme, gjuetarët vazhdojnë aktivitetin e tyre duke mos kursyer edhe një prej shpendëve kryesorë të Lagunës.
Masakra ndaj një shpendi të tillë duhet të shërbejë, si një këmbanë alarmi, për të vënë në lëvizje të gjitha institucionet shtetërore, pasi të tilla gjallesa që janë endemike dhe në rrezik zhdukeje duhen mbrojtur me çdo kusht.