Kërkesa e pazakontë e kompanisë ajrore holandeze për klientët e saj: Ju lutem, mos fluturoni!
Kompania ajrore holandeze KLM ka një mesazh të pazakontë për klientët e saj: Mbase nuk duhet ta marrësh atë fluturim.
Në një letër të hapur me 29 qershor nga kreu Pieter Elbers, kompania i fton pasagjerët që të marrin “vendime të përgjegjshme sa i përket fluturimeve” dhe inkurajon klientët që të investohen edhe ata në skemën e reduktimit të karbonit.
E gjithë kjo është pjesë e fushatës ‘Fluturo me përgjegjshmëri” që përfshin një website me informacione lidhur me angazhimin e kompanisë në reduktimin e konsumit të karburantit.
Po ashtu, klientëve u adresohen 3 pyetje: A duhen bërë të gjitha takimet ballë për ballë? A mund të marrësh trenin ndërkohë? Dhe a mund të kontribuosh duke e kompensuar dioksidin e karbonit të emetuar?
KLM është tashmë një nga kompanitë e fluturimeve me eficente në konsumin e karburantit sipas Këshillit Ndërkombëtar të Transportit të Pastër. Qeveritë në mbarë Europën po ushtrojnë trysni ndaj kompanive që të jenë më të kujdesshme dhe të ulin nivelin e emetimit të dioksidit të karbonit.