Këshilla për të ngrënë shëndetshëm gjatë pandemisë së COVID-19
Gjatë pandemisë duhet të ushqehemi shëndetshëm në mënyrë që të rrisim sa më shumë imunitetin, për të parandaluar infektimin nga COVID-19 apo edhe virozat e tjera.
Një studim i fundit nga Instituti Kombëtar i Ushqimit (IKU) na tregon se konsumimi i drithërave, karbohidrateve të mira, proteinave na parandalon infektimin nga viruset.
Ja rregullat bazë që na sugjeron IKU-ja:
– shmangni ushqimet e konservuara, pasi ato kanë në masa të mëdha kripe dhe sheqeri.
– mos konsumoni ushqime të konservuara që kanë në përbërje shurup misri, fruktozë, vaj palme etj
– kini kujdes nga produktet që ju bëjnë alergjik
– blini ushqime sa më të freskëta dhe të stinës
– shmangni ushqimet e skuqura
– përdorni sa më shumë perime të stinës dhe gatuajini në avull ose të pjekura (jo të skuqura)
Dieta e shëndetshme ushqimore është çelësi ju ndihmon të parandaloni të gjitha sëmundjet. /shendeti.com.al