Këto dhurata mos ua bëni personave të dashur për festat e fundvitit

Edhe pse mund të iu duket e vështirë të gjeni një dhuratë të duhur për të dashurit, shmangni këto dhurata.

Të bësh një dhuratë për një person special, shpesh herë është e vështirë
Por ka disa dhurata që nuk duhet t’i bëni për festat e fundvitit

Shalli ose kravata

Janë dhuratat më të zakonshme dhe mbajnë vendin e parë për “banalitetin”, nëse do ta quanim kështu.

Pothuajse të gjithë pa përjashtim kemi dhuruar dhe kemi marrë një dhuratë të tillë dhe për këtë fakt, ato janë kthyer në dhurata klishe.

Portofoli

Portofoli është një objekt shumë personal, edhe pse në përshtypje të parë nuk duket kështu. Në të, çdokush mban gjëra personale dhe zgjedhja e tij është shumë e vështirë për t’ia dhuruar tjetrit.

Parfumi

Përveç se është një ndër dhuratat më të shpeshta, shpesh herë ai mund të keqkuptohet. Kush e merr, mund të mendojë se parfumi i tjetrit nuk është aq i mirë.

Nëse tashmë e keni vendosur që të dhuroni një të tillë, sigurohuni që t’i dini mirë preferencat e personit që do ta marrë atë.

Një pajisje elektroshtëpiake

Kjo do të ishte një dhuratë shumë e kotë në kuptimin e vërtetë të fjalës, nëse gjyshja, nëna, vjehrra etj., kanë shumë të tilla e nuk kanë nevojë për ndonjë në veçanti.

Akoma më keq do të ishte, nëse do t’ia dhuronit një feministeje, e cila do ta shihte si një ofendim ndaj pavarësisë së saj si grua.

Qirinjtë

Qirinjtë, edhe pse gjatë festave janë shumë të pranishëm, nuk është një dhuratë e bukur apo e vlerësuar nga të gjithë.

Për disa mund të jetë një dhuratë tepër e rafinuar dhe për disa të tjerë diçka shumë qesharake dhe e paktë.

SHKARKO APP