Këto dy shenja të HOROSKOPIT do të gjejnë DASHURINË e vërtetë këtë pranverë

Sipas legjendave çdo person ka një shpirt binjak të cilin do ta takojë herët a vonë, megjithatë, jo të gjithë e kanë këtë fat dhe shpesh është shumë e vështirë për të gjetur partnerin e duhur. Por asgjë nuk u shpëton yjeve, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës. Astrologët kanë përcaktuar cilat janë 2 shenjat që do të njohin dashurinë e vërtetë këtë pranverë. Hidhini një dy, ndoshta gjeni vete..

DEMI: Ndryshe nga shenjat e tjera, Demi ka nevojë të ndjejë shumë siguri brenda vetes para se të marrë hapin ”e madh”. Ka nevojë të njohë nga afër personin me të cilin po shoqërohet dhe vetëm atëherë merr vendimin nëse ja vlen të krijojë një lidhje dashurie apo jo. Mirëpo yjet do të sjellin energji të reja për ju. Do të ndiheni gjithë kohës të mikluar dhe joshur nga personat që ju rrethojnë, si dhe më në fund do të mund të gjeni atë që kërkonit prej kohësh. Kujdes, mundoheni të shmangni një takim me një ‘’ish’’ gjatë pranverës pasi mund të rindezë pasionin e shuar. Yjet ju këshillojnë t’ia evitoni vetes këtë marrëdhënie toksike.

LUANI: Yjet dinë gjithçka, megjithatë në rastin e kësaj shenje duhet të falënderoni planetet për ndryshimet e reja në jetën tuaj në çift. Bashkëpunimi i Diellit, planetit udhëheqës të Luanit, me Saturnin dhe Marsin do t’ju ndihmojë që të gjeni më në fund dashurinë e vërtetë.Të gjithë ata që kanë dalë nga një marrëdhënie afatgjatë nuk duhet të frikësohen nga rreziku i dështimit, apo të mos qenit në lartësinë e duhur për të provuar emocione të reja. Kjo është një sfidë që do ta kaloni me sukse, sipas Living. Dhjetëditëshi i fundit i prillit dhe maji do të shoqërohen me flirtime, flutura në stomak dhe takim tejet interesante. Shijojini!

SHKARKO APP