Këto janë 5 arsyet pse frika na bën mirë të gjithëve

Për njerëzit që kanë frikë ose fobi, psikologët kanë një trajtim modern përveç psikoterapisë. Ata përdorin realitetin virtual për të ndihmuar njerëzit të luftojnë ankthin e tyre. Nëse keni frikë nga turmat, do të vendoseni në një situatë virtuale ku do të rrethoheni nga njerëz, dhe kjo do t’ju ndihmojë të përballeni me frikën tuaj dhe t’i kapërceni ato.

Frika forcon sistemin tuaj imunitar

Disa studime të kryera nga Universiteti Coventry në Mbretërinë e Bashkuar treguan se një ndjenjë frike bëri që qelizat e bardha të gjakut të pjesëmarrësve të aktivizohen. Këto janë lloji i qelizave që ju ndihmojnë të luftoni sëmundjet dhe të riparoni trupin tuaj. Sa më shumë qeliza të bardha të gjakut, aq më i fortë është sistemi juaj imunitar.

Frika ndihmon të humbni peshë

Përjetimi i një frike djeg më shumë kalori se sa kur nuk keni frikë nga asgjë. Ndërsa pulsi ynë fiton shpejtësi, trupi përjeton një rrjedhje adrenaline. Metabolizmi ynë përshpejtohet dhe sheqeri e yndyrnat digjen gjatë procesit.

Frika ju afron më shumë me njerëzit e tjerë

Kur ndiheni të frikësuar, oksitocina lirohet, një hormon që ndihmon të ndërtoni marrëdhënie me ata që ju rrethojnë. Një shembull i përsosur i kësaj është kur njerëzit grumbullohen së bashku në divan ndërsa shikojnë një film të frikshëm.

Frika ndihmon të bëni një ndryshim pozitiv

Kur mjekët shprehen se kemi nivele të larta sheqeri dhe rrezikojmë të marrim diabet, ne fillojmë të përjetojmë frikë. Kjo sepse tashmë mund të jemi të vetëdijshëm për dëmin e rëndë që mund të shkaktojë diabeti. Pra, për shkak të kësaj, ne fillojmë të ndjekim urdhërat e mjekut duke konsumuar më pak sheqer dhe duke ndjekur rreptësisht një dietë, duke u larguar nga ajo zonë e rrezikshme.

Frika ndihmon të dilni më shpejt nga telashet

Kur kalojmë nëpër një rrugë të pandriçuar natën ose dëgjojmë hapa prapa nesh, nuk kalojmë shumë kohë duke menduar për veprimet tona të ardhshme: ne fillojmë të ecim më shpejt dhe të përpiqemi të arrijmë më shpejt në destinacionin tonë të sigurt. Frika e detyron trurin të reagojë menjëherë dhe të gjejë një zgjidhje në vend që të kalojë kohë duke hyrë në një analizë të hollësishme të një situate.

Burimi: Abc News

SHKARKO APP