Këto lloje këpucësh duhen shmangur gjatë verës
Të qenit në modë është diçka e bukur, por të qenit e shëndetshme është shumë herë më e bukur. Më poshtë gjeni 6 lloje atletesh dhe këpucësh ju dëmtojnë rëndë këmbët.
Këpucët e ngushta
Kur shkojmë për të blerë një palë këpucë, themi se të gjera nuk ka duhen, por këto të ngushat janë më të mira se pastaj kanë veti të hapen vetë. Por në fakt është shumë gabim, sepse gjatë ditëve kur i vishni dhe këmba është tej mase e shtërnguar ushtrohet shumë presion tek to. Pra, para se të blini një palë këpucë të cilat janë më të fundit që kanë dalë, së pari siguroheni nëse këmba juaj ndihet rehat aty.
Shapkat e verës janë një rrezik i vërtetë
Shapkat janë të mrekullueshme gjatë verës dhe në plazh. Por përveç kësaj ka shumë anë negative për këmbët tuaja. Ata nuk janë të rehatshme dhe mund t’iu shkaktojnë shumë probleme tek gishtat dhe lëkura. Nëse e ecni vazhdimisht me këto shapka, këmbët tuaja do lodhen shumë shpejt.
Këpucët me takë të lartë mund të shkaktojnë dëme nervore
Të gjitha gratë dëshirojnë të veshin taka, e ndonjëherë edhe shumë të larta, por në fakt ky është një problem shumë i madh. Mbajtja e takave të larta shpesh çon në shtrembërime të këmbës si dhe dëmtime nervore dhe dhimbje të tepërta.
Këpucët e sheshta problem për shputën e këmbës
Ndoshta ju do të çuditeni, por këpucët e sheshta mund t’i dëmtojnë këmbët. Kjo ndodh për shkak se ata nuk kanë asnjë mbështetje gjatë kohës që këmba prek tokën. Mundohuni që të gjeni këpucë të sheshat me një bazë më të trashë dhe të butë, në mënyrë që këmba të mos pësojë dëmtime.
Këpucët që janë shumë të lehta dhe të buta shkaktojnë dëmtime
Kur veshim këpucë shumë të lehta e të buta, mendojmë se jemi shumë në rregull dhe nuk kemi asnjë lloj dëmtimi në këmbët tona, por nëse ne i mbajmë çdo ditë shkaktojnë problme me shputat e këmbëve. Zgjidhni këpucët që të keni një bazë të butë e të rehatshme, por jo të lehtë.
Këpucët me taka
Këpucët me taka nuk janë aspak të rehatshme, dhe kanë një pjesë të ngurtë në përbërjen e tyre. Prandaj kjo është diçka e dëmshme sepse këmba jonë ka nevojë të përthyhet normalisht pa u penguar nga këpuca që kemi veshur.