Këto shenja horoskopi mërziten nga partnerët dhe i ndërrojnë pa u menduar dy herë
Ekzistojnë disa njerëz që nuk mund të qëndrojnë në monotoni, prandaj gjejnë aktivitete të shumta për të ndryshuar rutinën. Në rastin e Shigjetarit, Ujorit dhe Binjakëve, mërzitja përfshin edhe lidhjet e dashurisë. Ata nuk falin asgjë, kështu që nëse bezdisen nga një lidhje, thjesht kërkojnë dikë tjetër.
Shigjetari
Shigjetarët janë të shqetësuar nga natyra. Ata e jetojnë momentin në maksimum, sepse mendojnë se jeta është një për ta. Për ta, rutina është e mërzitshme dhe e çmendur. Për këtë arsye, kur shohin se marrëdhëniet e tyre të dashurisë fillojnë të bien në monotoni, zgjedhin ti japin fund.
Ujori
Kreativiteti nuk u lejon atyre të qëndrojnë në një vend. Nëse partneri juaj nuk ndjek ritmin ose nuk kupton kreativitetin tuaj, ju nuk e keni aspak problem që të tregoni se historia ishte e shkruar të zgjaste deri këtu.
Binjakët
I duan festat dhe lirinë. Çdo herë që arrijnë në një vend, ata transmetojnë energjinë e tyre dhe e bëjnë mjedisin të lumtur. Binjakët karakterizohen gjithashtu si intelektualë, aventureskë dhe nëse nuk gjejnë dikë për të shkuar me të, thjesht largohen.