Këto ushqime i shpeshtojnë rrahjet e zemrës, ja cilat i normalizojnë

Rrahjet e zemrës konsiderohen të shëndetshme kur janë mes 60 dhe 100 rrahje në minutë.

Megjthatë ato ndikohen nga shumë faktorë ku përfshihet: gjendja emocionale, ushqyerja, shëndeti mendor, medikamentet dhe niveli i aktivitetit fizik.

Konsumi i disa ushqimeve apo pijeve mund të shtojë rrahjet e zemrës edhe në nivele jo të shëndetshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet dhe pijet që duhet të shmangni ose kufizoni për të mbajtur rrahjet e zemrës në nivele të shëndetshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ushqimet Dhe Pijet E Pasura me Kafeinë

Ushqimet dhe pijet që përmbajnë kafeinë kanë tendencën të rrisin rrahjet e zemrës.

Kafeina stimulon sistemin qendror nervor dhe ekzalton trurin duke shkaktuar një rritje të beftë të rrahjeve të zemrës.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut apo rrahjet e çrregullta të zemrës duhet të shmangin kafeinën.

Çokollata

Çokollata është e pasur me një substancë stimuluese natyrale që quhet theobromine.

Kjo substancë gjendet jo vetëm tek çokollata por edhe tek nënproduktet e saj siç janë akullorja me çokollatë, ëmbëlsirat, qumështi me çokollatë apo çokollata e ngrohtë.

Ndikimi i kësaj substance tek rrahjet e zemrës është e gjitha në varësi të dozës.

Kjo do të thotë se sa më shumë çokollatë të hani aq më të larta do të jenë rrahjet e zemrës.

Sheqeri

Ushqimet e tejmbushura me sheqer rrisin shpejt rrahjet e zemrës.

Sheqernat në gjak pengojnë funksionin e enëve të gjakut dhe rrisin tensionin e gjakut e bashkë me të edhe rrahjet e zemrës.

Ndër ushqimet që shkaktojnë një rritje të beftë të sheqernave në gjak janë: pijet e gazuara, ëmbëlsirat, buka, makaronat dhe orizi i bardhë.

Specat Djegës Për Normalizimin e Rrahjeve të Zemrës

Specat djegës kanë tendencën të parandalojnë çrregullimet në rrahjet e zemrës.

Nëse aritmia është e vazhdueshme ajo mund të pakësojë qarkullimin e gjakut në tru dhe në organe të tjera.

Kapsaicina tek specat djegës përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul rrahjet jo normale të larta të gjakut.

Konsumoni ushqimet duke i kombinuar me pak speca djegës pa e tepruar me sasinë./AgroWeb.org

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?