Këto veprime nuk duhet t’i bëni kurrsesi para dhe pas depilimit
1. Mos pini alkool dhe pije me përmajtje kafeine
Pijet me kafeinë ose alkool e bëjnë lëkurën më të ndjeshme dhe procesin më të dhimbshëm. Në vend të tyre, pini shumë ujë në mënyrë që të rrisni hidratimin dhe të lehtësoni dhimbjen.
2. Mos qëndroni në diell
Përpos pijeve me kafeinë dhe alkool, edhe dielli e bën lëkurën më të ndjeshme. Rrezet e thajnë lëkurën, gjë që mund të sjellë irritime. Evitoni qëndrimin në diell edhe pasi keni mbaruar procesin, pasi mund të keni skuqje dhe enjtje pasi poret janë ende të hapura.
3. Mos shkoni në palestër
Siç e thamë më sipër, poret janë ende të hapura dhe djersa mund të sjellë infeksione. Mund të shkoni në palestër 24 orë pasi jeni depiluar.
4. Mos vishni rroba të ngushta
Vishni rroba të lirshme, kryesisht në material pambuku.
5. Mos notoni në det ose pishina
Deti dhe pishinat kanë pafund baktere dhe mikrobe, ndaj nuk këshillohet kontakti me ujin fill pas depilimit. Prisni të paktën 2 ditë.
6. Mos bëni dush
Sigurohuni që të kenë kaluar të paktën 4-5 orë pas depilimit në mënyrë që të bëni dush, pasi edhe ai mund t’ju irritojë lëkurën.
7. Mos u depiloni me brisk nëse keni në plan të përdorni dyllin
Që të hiqen plotësisht, qimet duhet të jenë mjaftueshëm të gjata për t’i hequr me dyll (të paktën 0.5 centimetra). Nëse keni në plan të depiloheni me dyll, mos përborni briskun pasi shumë qime do të mbeten aty. Po kështu, është më i lartë rreziku që qimet të rriten nga brenda lëkurës.
8. Mos u depiloni gjatë periodave
Kush e do një dhimbje shtesë? Askush. Lëkura është më e ndjeshme dhe dhimbja e tërheqjes së dyllit do të jetë e padurueshme./Bustle/