Kina dominon e-commerce – $4.7 trilionë vëllimi i tregtisë në rrjet në 2018
Tregtia online në Kinë është në pozita dominuese në botë, në terma vëllimi. Në krahasim me vitin 2008 vëllimi është rritur me plot 10 herë, në 4.7 trilionë dollarë në 2018. Kjo shifër i referohet tregtisë në rrjet në total.
Sa i përket vetëm shitjeve me pakicë online, ato prekin shifrën e 1.3 trilionë dollarëve -përgjatë vitit të kaluar. Ekspertët shprehen se ky dominim i Kinës vjen për shkak të masivitetit, pra popullsisë mjaft të madhe por edhe si pasojë e modelit të pasur të biznesit. Ndër të tjera, Kina është në pararojë edhe sa i përket pagesave të sigurta online, si dhe logjistikës.
Futja e teknologjive të reja, si ajo e internetit 5G si dhe inteligjenca artificiale pritet t`i japin një dimension krejt tjetër shitjeve online, thonë ekspertët. Interneti 5G do të jetë më i shpejtë se mendimi, duke bërë që kohët e vonesave në shkëmbimin e informacionit të jenë praktikisht zero, duke ndihmuar ndjeshëm sektorin.