Kina inkurajon lindjen e shumë fëmijëve, çiftet nuk duan
Pasi qeveria kineze hodhi poshtë politikën e saj që çiftet të lindnin vetëm një fëmijë, njerëzit tani po inkurajohen në mënyrë aktive për të lindur më shumë foshnje.
Por ka vetëm një problem: tani shumica e njerëzve nuk duan më të kenë më shumë se një fëmijë.
Për 36 vite Partia Komuniste në pushtet zbatoi një formë ekstreme për rregullimin e lindjeve tek çiftet.
Ajo ishte pjesë e një strategjie për të rritur ekonominë, njëkohësisht dhe për të përmirësuar standardet e jetesës.
Në të gjithë Kinën, sloganet e propagandës bartin mesazhe të tilla si: “Nëse doni të bëheni të pasur shpejt, duhet të lindi më pak fëmijë”.
Dhe ideja funksionoi.
Sot, janë vetëm 100 milionë njerëz nën moshën 40 vjeçare.
Të ardhurat janë rritur nga rreth 200 dollarë për frymë në vitin 1980 në rreth 10.000 dollarë sot.
Por tani Kina që dikur fajësoi popullsinë e madhe për problemet e saj, tani po ballafaqohet me problemet e reja. Në vend numri i të rinjve është ulur shumë.