Kina si gjithmonë disa hapa para, fillon mbjelljen e pambukut në anën e errët të hënës
Misioni kinez, “Chang’e-4”, që si qëllim ka eksplorimin e anës së errët të hënës, ka filluar të mbjellë me sukses bimë në satelitin tonë natyror.
Në një foto të lëshuar nga Administrata e Stacionit Kombëtar Hëpësinor Kinez, mund të duken farat e pambukut që kanë nisur të mbinë.
Misioni mori një sërë farash në hënë si pjesë e eksperimentit të saj të biosferës, dhe kjo shënon herën e parë që një material biologjik është kultivuar në sipërfaqen hënore.
Zhvillimi i aftësisë për të mbjellë bimë në hapësirë dhe mbi sipërfaqet e shterura, si hëna, është një hap i rëndësishëm për fluturimin e gjatë hapësinor për në Mars dhe më gjerë.
Fara të tjera të dërguara në hënë me anë të sondës, Chang’e-4 përfshijnë pambuk, patate, bimë Arabidopsis si dhe disa miza frutash.
Të gjitha bimët dhe gjallesat që janë dërguar në hënë kanë një qëllim specifik që do i lejojë shkencëtarët të studiojnë më mirë këtë pjesë satelitit tonë natyror.