FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kinë, gjenden 300 monedha ari në një varr 2 mijëvjeçar të prijësit kinez

 

Më shumë se 300 monedha ari janë gjetur në një varr aristokrati 2 mijëvjeçar në Kinë. Monedhat janë gjetur nga arkeologët, të cilët mendojnë se ato i përkasin dinastisë Han të lindjes (Kjo dinasti ka mbretëruar nga vitet 206 para Krishtit dhe 24 pas Krishtit).
Sipas arkeologëve, ky është zbulimi më i madh i monedhave të florinjta të dinastisë Han.  Zbulimi u bë në varrin e prijësit ‘Haihunhou’, në qytetin Nanchang, kryeqendra e provincës lindore Jiangxi. Mendohet se bëhet fjalë për Liu He, nipi i perandorit Ëu, të cili i ishte dhënë titulli ‘Haihunhou’ për shkak se koha e sundimit të tij si perandor zgjati vetëm 27 ditë.

S.L 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?