Kjo është arsyeja pse letra e aluminit ka njërën anë me shkëlqim dhe tjetrën jo!

Shpesh mund ta keni pyetur veten; pse njëra anë e letrës së aluminit që përdorim në kuzhinë është më me shkëlqim dhe tjetra jo?!

Ajo që ju fillimisht duhet të dini, se të dyja anët e saj janë me efekt të njëjtë në ruajtjen e ushqimit të ngrohtë.

Ekspertët në Reynold’s Kitchen thonë se, ndryshimi midis të dy anëve të letrës është për shkak të procesit të prodhimit, gjatë të cilit aplikohet nxehtësia dhe tensioni për të shtrirë dhe formuar atë. Dy shtresat e letrës së aluminit shtypen së bashku dhe petëzohen në të njëjtën kohë.

“Aty ku fleta është në kontakt me një shtresë tjetër, kjo është ana e pandritur. Ana e ndritshme është ana e petëzuar pa qenë në kontakt me një fletë tjetër metalike”, shpjegon Reynold.

Pra, mos u shqetësoni nga ndryshimi, sepse efekti i letrës së aluminit është i njëjtë nga të dyja anët.

SHKARKO APP