Kjo është shtëpia që u shit për 400 mijë dollarë, nuk do ta besoni si duket brenda
Në pamje duket një shtëpi e zakonshme, ku nuk ka asgjë të veçantë. Të mendosh se kjo banesë në Teksas është shitur për 400 mijë dollarë duket diçka absurde.
Por nëse hyn brenda saj kupton se ka diçka të veçantë.
Ajo që e bën këtë banesë mahnitëse është arredimi i saj i veçantë. Duket se familja që banonte atje kishte një gusto mjaft personale dhe të çuditshme njëkohësisht.
I gjithë ambienti i shtëpisë është i mobiluar me punime druri ku janë të vizatuara lule. Kësaj tendence nuk i ka shpëtuar as kuzhina, dhoma e ndenjes por edhe dhoma e gjumit.
Gjithçka është e “pushtuar” nga lulet dhe mbi të gjitha ambienti duket mjaft i ngrohtë dhe të fal optimizëm.