Kjo është studentja që fiton 68 mijë euro në vit vetëm përmes Youtube, ja pse

Një studente e arteve ka zbuluar se si fiton 68,000 euro në vit përmes YouTube.21-vjeçarja, Sophie Michelle, nga Chester, Cheshire, është kthyer në një sensacion të YouTube-t.

Një nga videot e saj, e projektuar për të nxitur ndjenjat e ASMR-ve – të cilat sjellin relaksim e ndonjëherë edhe gjumë tek ata që i shohin, ka marrë më shumë se 2.5 milion shikime.
Sophie tregon sesi nisi karriera e saj me videot relaksuese:
Në vitin 2015, vëllai im 24-vjeçar James, i cili tashmë është i shëruar, u diagnostikua me tumor në tru. Stresi dhe ankthi më bënin të shikoja në internet për video që mund të më ndihmonin të flija… Aty zbulova ASMR si një video të sugjeruar.  Rashë në dashuri me to dhe më ndihmuan edhe më gjumin.”
Më pas, në qershor të vitit 2017, pasi e diskutoi idenë me të dashurin e saj, ajo nisi kanalin e vet të ASMR-ve.
Një studim i kryer nga Universiteti i Sheffield më herët këtë vit zbuloi se njerëzit që përjetonin ankth përjetonin një ulje të rrahjeve të zemrës kur shikonin videot dhe treguan rritje të ndjeshme në emocionet pozitive, duke përfshirë relaksimin dhe ndjenjat e lidhjeve shoqërore.
Ndërsa Sophie i referohet kanalit të saj ASMR-ve si një karrierë, ajo thotë se gjithsesi kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.
Ajo tha: Për mua është shumë me rëndësi që të bëj krenarë prindërit e mi. Ndërsa, si një artiste e ASMR-ve, dua të ndihmoj njerëzit që të kontrollojnë stresin dhe ankthin.”
https://www.youtube.com/watch?v=f5xAEhH4POQ

SHKARKO APP