Kjo është transgjinorja e parë që pretendon kurorën e Miss Universe

Mbretëresha spanjolle e bukurisë, Angela Ponce do të jetë konkurrentja e parë transgjinore që do të marrë pjesë në Miss Universe.

Në njëintervistë, Ponce ka folur gjithashtu edhe për dëshirën për t’u bërë nënë.

27-vjeçarja nga Sevilja, tha se ajo e sheh amësinë shumë më tepër sesa pasja e vezoreve ndërkohë që bën përgatitjet e fundit për konkursin muajin tjetër.

Në një intervistë për mediat spanjolle, ajo u shpreh:

Shtëpitë e jetimoreve janë plot me fëmijë që duan të adoptohen dhe unë mund të jem një nënë si gjithë të tjerat.”

Bukuroshja brune, merr së shpejti pjesë në kompeticionin e bukurisë, Miss Universe, që do të mbahet në Tajlandë më 17 dhjetor.

Në një intervistë të dhënë për TIME këtë javë, Miss Spanja, foli për rëndësinë e përfaqësimit të grave transgjinore në konkurs.

SHKARKO APP