Kjo foto po thyen rrjetin, askush nuk e gjen dot pse këto pantallona qëndrojnë kështu

Prej disa ditësh i ftohti polar ka “pushtuar” Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në disa zona temperaturat kanë zbritur nën -30 gradë celsius.

Ky i ftohtë ka bërë që një foto të bëhet virale në rrjetet sociale. Siç shikohet në foto, disa pantallona që qëndrojnë horizontalisht pa u kapur akund. Nëse mendoni se pas tyre ka ndonjë tel të padukshëm, ku pantallonat janë kapur po ju themi që jo.

Në pamje të parë të jep përshtyjen sikur fotoja është modifikuar me fotoshop, por jo nuk është modifikuar. As fantazmat nuk ekzistojnë. Pantallonat qëndrojnë ashtu sepse kanë ngrirë prej të ftohtit.

Kujtojm këtu se deri më tani i ftohti ka shkaktuar vdekjen e 21 personave.

Gjithashtu janë ngritur qendra sociale për 80 mijë të pastrehë.

SHKARKO APP