Kjo video që tregon 9 marifete në guzhinë po çorodit njerëzit

Në fillim të kësaj jave, të gjithë njerëzit panë e stërpanë videon në të cilën tregohej një mënyrë interesante e qërimit të hudhrës. Videoja u publikua fillimisht në Twitter dhe u bë virale menjëherë, duke marrë miliona klikime.

Mirëpo, një tjetër video po tërheq vëmendjen dhe është duke çoroditur njerëzit anembanë botës.

Në të tregohen disa marifete gatimi. Në videon dy minutëshe tregohen 9 mënyra të ndryshme për të pregatitur ushqime të ndryshme, duke përfshirë edhe heqjen e lëkurës së një portokalleje, pastrimin e lëkurës së peshkut, heqjen e lëvozhgës së karkalecave etj.

Videoja është shpërndarë nga përdoruesi i Twitter me emrin @ItsProxcey, e cila thotë se pasi ka parë këtë video, është ndjerë sikur përherë i ka bërë gjërat gabim në jetë.

Ajo shkruan:

Pas kësaj, jam e bindur se e kam bërë çdo gjë gabim në jetë”.

Mbi 859 mijë persona e kanë parë postimin dhe 288 mijë të tjerë e kanë ripostuar atë.

Gjithashtu, 5 mijë njerëz kanë komentuar dhe kanë treguar se kanë ngelur pa fjalë dhe të çoroditur nga ajo që kanë parë.

 

SHKARKO APP