Konkurrencë e fortë, fermeri nga Kanadaja prezanton demin e tij gjigant

Një fermer kanadez ka dalë me pretendimet se ka në fermën e tij një dem akoma me gjigant se Knickers-i i famshëm nga Australia.

Karl Schoenrock, i cili drejton fermën Kismet Creek, një strehë kafshësh rreth 50 kilometra në jug të Winnipeg, pretendon se demi i tij i quajtur Dozer është një inç më i gjatë se Knickers-i.

Schoenrock, i cili e drejton fermën me bashkëshorten Raelle, e përshkroi Dozerin si një “gjigant të butë”, duke shtuar se ai nuk është aspak i frikshëm,… përveç madhësisë së tij.

Ashtu si Knickers, Dozer ka lindur në një fermë “biftekësh” në Alberta dhe do të çohej për në thertore nëse nuk do të ishte shpëtuar nga Rebecca Hanuschuk.

Ajo është shprehur për mediat se nuk e dinte që ai do të rritej aq shumë duke shtuar që mbeti e habitur kur vuri re se Dozer peshonte 1361 kg për pak muaj.

Dozer vjen pas bujës së madhe që bënë në rrjet lopa Knickers nga Australia dhe gjeli gjigant nga Kosova me ermin Merakli.

SHKARKO APP