“Kontinenti i 8-të”, arkitektja sllovake merr çmimin e madh për strukturën e pastrimin e oqeaneve

Një strukturë për pastrimin e oqeaneve nga projektuesja sllovake Lenka Petráková ka marrë çmimin e madh në një konkurs arkitektonik për projekte që paraqesin zgjidhje krijuese për sfidat mjedisore.

I quajtur “Kontinenti i 8-të”, stacioni lundrues është i projektuar për të zgjidhur një nga problemet më të ngutshme të ndotjes në botë: mbetjet plastike të oqeanit.

Mbeturinat detare aktualisht mbulojnë një sipërfaqe prej afërsisht 1.6 milion metra katrorë në Paqësorin e Veriut – që siç sugjeron Petráková, për nga përmasa mund të konsiderohet kontinenti i tetë i botës.

Modeli i Petráková-it përbëhet nga ndërtesa të ndërlidhura në formë petalesh të cilat qëndrojnë në platforma të ngjashme me tentakulin dhe të gjitha punojnë së bashku për të mbledhur mbeturinat plastike nga sipërfaqja e ujit dhe për ta shndërruar atë në material të riciklueshëm.

Prototipi gjithashtu përmban një qendër kërkimore dhe edukimi që studion mjediset detare, një serë ku bimët rriten duke përdorur kultivimin hidroponik – një metodë për rritjen e bimëve pa tokë thjesht duke përdorur ujë – dhe ambientet e jetesës për studiuesit e stacionit.

“Megjithëse është një projekt i pandërtuar, siç tha Jules Verne, gjithçka që një njeri mund të imagjinojë, një njeri tjetër mund ta bëjë të vërtetë”, thotë Petráková.

“Dhe unë besoj se sot është koha për të imagjinuar një të ardhme më të pastër, ekologjikisht.”

“Kontinenti i 8-të” u vlerësua me Çmimin e Madh 2020 për Arkitekturën dhe Inovacionin nga Fondacioni fracez “Jacques Rougerie”.

SHKARKO APP