Kopshti më i madh i luleve në botë gjendet në zemër të shkretëtirës

Me më shumë se 45 milionë lule, Dubai Miracle Garden është kopshti më i madh i luleve në botë, i cili vizitorëve u ofron pamje qetësuese dhe magjepsëse në një botë tërësisht ndryshe

Megjithatë, mbase ai është më magjepsës dhe më tërheqës sepse gjendet në mes të shkretëtirës!

Dubai Miracle Garden gjendet në Al Barsha South, dhe është hapur në Ditën e të dashuruarve para katër vjetësh.

Që nga dita e parë kopshti është bërë i preferuar dhe lokacion jashtëzakonisht i popullarizuar për adhuruesit e natyrës, por edhe për të dashuruarit të cilët dëshirojnë ta thonë “po”-në vendimtare në këtë ambient që i ngjan parajsës


Harqet e mëdha në formë zemre, nëpër të cilat kalojnë vizitorët, të mbuluara me lule, ftojnë vizitorët që t’ia hedhin një sy këtij parku të mrekullueshëm.

Këtu mund të shihni piramida të mëdha të luleve, igloo, zemra, të gjitha të zbukuruara me petale të llojllojshme.

Një pjesë e dekorimit janë edhe veturat retro dhe ato të reja – në të kaluarën, këtu ka pasur mundësi të shihni modelet e Ferrarit me shoferë, të mbuluar tërësisht me lule.


Mund të shihni edhe shtëpi të cilat përbëjnë një pjesë të fqinjësisë të mbuluar me lule. Rekuizitat që janë pjesë e një skene janë shumë interesante, të përfaqësuara nga makina të përmbysura, flamingo dhe papagaj me kreshta dhe pupla shumëngjyrëshe.

Siç e kemi thënë tashmë, në Kopshtin Miracle të Dubait do të gjeni aranzhimin më të madh të luleve në botë, i cili formon një kopje të avionit Airbus A380 të Emirates dhe është i mbuluar me më shumë se 500,000 lule dhe bimë.

Modelet imagjinative zbukurojnë çdo cep të këtij kopshti – nga vazot gjigante të mbushura me qindra lule, te mullinjtë e erës dhe madje edhe një kopje e ndërtesës së  famshme Burj Khalifa.

Kudo që të ktheheni, do të shihni një kaleidoskop të vërtetë ngjyrash, falë luleve të shumta. Kur keni nevojë për një pushim nga ecja dhe gjithë bukurinë që mund të shihni përreth jush, mund të uleni në shtratin e luleve, që është në frymën e vërtetë të kësaj oaze.

Për të lejuar rritjen e luleve, ky kopsht ka një sistem vaditjeje që përdor ujërat e zeza, në mënyrë që të mos harxhohet asnjë pikë.

Kopshti i Miracle Garden në Dubai është i hapur sipas stinëve dhe do të mirëpresë sërish vizitorët e tij më 1 nëntor. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në fund të majit të vitit të ardhshëm.

Me sa duket, njerëzit janë lodhur nga qendrat e zakonshme tregtare dhe presin diçka krejtësisht ndryshe nga arkitektura dhe dizajni i ri, si ky projekt që ju përshkruam.

 

SHKARKO APP