Krah njëra-tjetrës, hapen për besimtarët xhamia dhe kisha gjigante

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Egjipt, ku një kishë dhe një xhami, të cilësuara më të mëdhatë e Lindjes së Mesme janë hapur sëfundmi për besimtarët duke dhënë kështu mesazhe të fortë të bashkëjetesës fetare për të gjithë botën, shkruan Albeu.com.

Inagurimi u bë nga presidenti i Egjiptit Abdul Fettah el Sisi si edhe drejtues të lartë të besimeve fetare në vend.

Egjipti ka shumicë myslimane, megjithatë koptët ortodoksë zenë një vend të rendësishëm në vetëdijen e këtij vendi pavarësisht se janë një pakicë e pozicionuar kryesisht në Aleksandri dhe përreth saj.

Kisha dhe Xhamia u hapen në periferi të Kajros dhe pritet të presin mijëra besimtarë të të dyja feve duke u bërë një mesazh i mirë për të gjithë fqinjët e Lindjes së Mesme.

SHKARKO APP