Kroacia në dashuri me “Mercedes-Benz”/ Projektohet monumenti me vlerë rreth 67 mijë dollarë

Në një qytet në jug të Kroacisë, qytetarët e të cilit janë të fiksuar me makinat ‘Mercedes-Benz’ planifikojnë të ndërtojnë një monument për markën gjermane, që simbolizon suksesin për banorët e saj rural.

Në vitet 1960 dhe 1970 shumë njerëz nga zona rurale e Imotskit shkuan për të punuar në Gjermaninë Perëndimore për të ndihmuar familjet e tyre, dhe kur ktheheshin, të gjithë kishin nga një makinë Mercedes-Benz, e cila shihej si një shenjë e suksesit të tyre, gjatë kohës që kishin punuar jashtë vendit.

Rreth gjysma e 16,000 makinave të regjistruara në Imotski,  qytet i cili është afër kufirit me Bosnjën, janë makina Mercedes, sipas Ivan Topic Nota, promotori kryesor i planit për ndërtimin e monumentit ‘Mercedes’.

“Unë mund t’ju siguroj se ka edhe më shumë njerëz të tjerë që mbajnë ‘Mercedes’ në garazhd. Vetëm unë personalisht, kam 13 kamionë vjetorë të vjetër Mercedes’ -tha ideatori i këtij monumenti.

Ai shtoi se projekti synonte gjithashtu të ishte pjesë e Rekordeve Botërore të Guinness duke mbledhur makinat Mercedes-Benz të gjitha në një vend, në shtator. Monumenti në Imotski do të bëhet prej guri dhe do të përfaqësojë Mercedes 115, një model popullor midis vendasve që u prodhua midis 1968 dhe 1976. Kostoja e monumentit vlerësohet në 450,000 kuna ose 67,633.58 dollarë.

Ne kemi mbledhur tashmë gjysmën e kësaj shume nga donacionet, madje edhe autoritetet e qytetit dhe kryetari i komunës u treguan bujarë.Në shtator kemi në plan të vendosim një rekord botëror të Guinness duke organizuar mbledhjen e 2.000 makinave Mercedes në një vend.’’- është shprehur Ivan Topic Nota.

SHKARKO APP