Krokodilat zhvendosen nga statuja më e lartë në botë
Zyrtarët indianë do zhvendosin rreth 300 krokodilë nga një rezervuar pranë statujës më të lartë në botë për të lejuar shërbimin hidroavion për vizitorët.
Zvarranikët, rreth 3 metra të gjatë, janë vendosur në kafazë metalikë dhe po dërgohen diku tjetër në shtetin perëndimor të Gujarat.
Statuja 182 metra e heroit të pavarësisë Sardar Vallabhbhai Patel u përurua tetorin e kaluar.
Statuja prej bronzi, e vendosur rreth 200 km nga qyteti kryesor i shtetit në Ahmedabad, është bërë një atraksion turistik.
Por aty nuk ka shërbim trenash dhe shumica e turistëve shkojnë në “Statujën e Unitetit”, me autobus.
Ndërsa vendimi për largimin e krokodilëve erdhi nga qeveria e shtetit për arsye sigurie për shkak se fluksi i turistëve është rritur, tha zyrtari i pyjeve Anuradha Sahu.
Deri tani dhjetra krokodilë janë hequr nga rezervuari dhe u vendosën në pjesën e pasme të disa kamionëve për transportimin e tyre.
Por konservatorët kanë kritikuar planin.
Drejtori i Qendrës së Shkencës së Komunitetit, Jitendra Gavali tha se vendimi për të hequr krokodilat shkel legjislacionin për mbrojtjen e kafshëve të egra në vend.
“Qeveria po shqetëson habitatin e tyre dhe i vë në rrezik jetën krokodilëve,”-tha Gavali. “Gjithashtu qeveria nuk a menduar për një vend se ku do vendosen zvarranikët që të jenë të sigurtë.”
Narendra Modi porositi statujën kur ishte kryeministër i shtetit në vitin 2010.