Ktheni atletet tuaja si të reja, videoja që ju tregon trukun e thjeshtë po bën xhiron e botës

Të gjithë adhuruesit e veshjeve sportive dhe mbi të gjitha atleteve tashmë nuk do të shqetësohen për krijimin e vijave në to. Vijat aq të bezdisshme që krijohen si pasojë e përthyerjes së atletes mund të zhduken lehtësisht. Kjo është e mundur nga një truk shumë i thjeshtë që rikthen atletet si të ishin të reja.

Shantel De Bonsu, nga Britania e Madhe, përmes një video-instruksioni të shpërndarë në “Youtube” dhe “Twitter” tregon se si atletet e përdorura mund të duken si të reja edhe pas një përdorimi të gjatë. Teknika  përfshin çorape të vjetra, një gazetë, një peshqir të vogël, një hekur dhe pak ujë të ngrohtë.

Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit shumë shpejt dhe është shpërndarë më shumë se 134 mijë herë. Ndërsa nga ana tjetër kanë qenë të shumta mesazhet falenderuese nga ndjekësit që kanë aplikuar këtë metodë në atletet e tyre të përdorura.

Videoja nga @shanteldebonsu

Një ndjekës i kënaqur u shpreh i kënaqur pak pasi ndoqi hapat e thjeshta siç tregohen në video.:

“O zot nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur. Faleminderit shumë.”

SHKARKO APP