Ku të ulemi në avion?! Vendi më pak i preferuar nga pasagjerët rezulton më i sigurti

Përzgjedhja e vendit se ku do të ulemi në avion është një makth i vërtetë. Megjithatë, nëse jeni i ndjeshëm ndaj situatave të sikletshme gjatë fluturimit, këshilla e parë do të ishte: shkoni në rreshtin e fundit! Edhe pse rreshti i fundit shpeshherë është ai më i padëshiruari, ka disa arsye që e bëjnë atë të jetë zgjedhja e duhur.

A nuk e urreni kur gjunjët e dikujt, shtrëngojnë brinjët tuaja përmes mbështetëses gjatë gjithë fluturimit? Kjo mund të jetë e bezdisshme edhe në kinema dhe dikush vazhdimisht i shtyn këmbët e tyre përpara dhe ju bezdis në karrigen tuaj. Vendet në rreshtin e fundit, kanë luksin mos të kenë asnjë njeri pas, kështu që nëse ai ‘’pasagjeri i bezdisshëm’’ pas jush mund të shmanget, pse do ta mendonit dy herë si zgjedhje?!

Së dyti, këto vende duke qenë si më pak tërheqës në aeroplan, bën të mundur që rreshti i fundit shpesh të mbetet bosh. Në aeroplanët më të vegjël disa prej këtyre vendeve rezervohen edhe për ekuipazhin e kabinës (të cilët nuk i përdorin domosdoshmërisht ato), kështu që nëse keni vendosur të uleni në rreshtin e fundit, kjo do të thotë më shumë hapësirë për ju, pasi mund të keni fatin të keni në dispozicion dy ose tre vende boshe që nuk përdoren!

Swiss Digital Desktop Reklama

Së treti, është thuajse e sigurt që fëmijët e vegjël janë duke u ulur larg prej jush! Zakonisht, familjet që udhëtojnë me fëmijë të vegjël, zgjedhin të ulen në fillim të avionit. Kështu që, nëse zgjidhni rreshtin e fundit, jo vetëm që do keni më shumë hapësirë, pasi nuk prindërit që udhëtojnë me fëmijë kanë çanta shtesë të oksigjenit për fëmijët. Gjithashtu, nuk do të shqetësoheni nga lëvizjet e shpeshta që fëmijët mund të kenë gjatë fluturimit, apo të qarat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, rreshti i fundit ka vendet më të sigurta, në rast se avioni pëson një aksident.

Sigurisht, linjat ajrore do t’ju thonë se kjo nuk është e vërtetë, pasi atëherë të gjithë do të duan të ulen në rreshtin e fundit, por statistikat thonë se nëse avioni rrëzohet, ndërtimi i bishtit të avionit do të jetë më së paku i dëmtuar. Prandaj nuk është e pazakontë që edhe regjistruesi i fluturimit, i njohur zakonisht si kuti e zezë, vendoset në pjesën e bishtit të aeroplanit, ku ka më shumë gjasa të mbijetojë në rast të një aksidenti të rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?